Shisnin bileta të ndeshjes Shqipëri–Serbi me çmime deri në 500 euro, arrestohen 3 të rinj dhe procedohen 3 të tjerë

1 Min Lexim

Policia ka goditur një rast të abuzimit me shitjen e biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, duke arrestuar tre persona dhe proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë, mes tyre edhe një 16-vjeçar.

Të arrestuarit janë Ledion Metallari (34 vjeç), Arbi Topi (23 vjeç) dhe Ilir Lokaj (24 vjeç), të cilët dyshohet se kanë shitur bileta përmes rrjetit social Instagram, me çmime që varionin nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë të reja, shumë herë më të larta se çmimet zyrtare të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit hetim janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. Sh., 25 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeç.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Dosja i është referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente