Landon Nickerson, ish-i dashuri i influencueses së njohur The Wizard Liz, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, në të cilin përdori një ekografi të bebit që presin së bashku. Ai dhe Liz do të bëhen prindër të një djali, por marrëdhënia e tyre është vënë në qendër të kritikave pas akuzave për tradhti.
“Dëshira ime më e thellë është t’ju jap jetën që meritoni dhe më vjen shumë keq. Liz, faleminderit që po mban mrekullinë tonë. Më vjen keq që ju zhgënjeva të dyve”, shkroi Landon në mbishkrimin e fotos.
Megjithatë, reagimi i tij nuk u prit mirë nga publiku. Komentet ishin të shumta dhe të ashpra: “Si ke guxim ta postosh këtë pas asaj që bëre?” dhe “Nëse të interesonte për fëmijën, nuk do e kishe tradhtuar”, ishin disa prej reagimeve në rrjet.
Liz, aktualisht në muajin e katërt të shtatzënisë, kishte publikuar më herët një seri akuzash të drejtpërdrejta ndaj Landon-it, duke e akuzuar se kishte krijuar një llogari të rreme në Snapchat për të kontaktuar me një vajzë tjetër. Ajo publikoi edhe prova nga komunikimet, të cilat, sipas saj, i ishin dërguar nga vetë vajza në fjalë dhe mikja e saj.
Në një video që Landon publikoi më pas dhe që u fshi shpejt ai nuk mohoi ngjarjen, por tentoi ta minimizonte: “Ishin 5-10 minuta të jetës sime, duke shkruar me dikë që nuk më intereson fare. Nuk do ta mohoj që e dreqosa. Por njerëzit gabojnë.”
Liz reagoi gjithashtu ndaj akuzave të tjera që erdhën nga ish-e dashura e Landon-it, e cila pretendoi se Liz kishte qenë në dijeni të marrëdhënies paralele. Influencuesja i përgënjeshtroi pretendimet, duke sqaruar se nuk kishte folur kurrë me ndonjë grua tjetër për këtë çështje dhe nuk ishte në dijeni për ekzistencën e ndonjë lidhjeje tjetër të Landon-it gjatë kohës së marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk kam telefonuar kurrë ndonjë grua. Ajo pretendon se më ka njohur nga theksi im nga Lindja e Mesme, por unë nuk jam nga Lindja e Mesme. Për mua, kjo është tallje me theksin tim”, tha Liz, duke shtuar se ngjarjet mes Landon-it dhe ish-it të tij duhet të zgjidhen mes tyre dhe se nuk duhet të përfshihet në akuza të pabaza.
Ndërkohë, ajo denoncoi edhe publikimin e të dhënave personale të Landon-it, si numri i telefonit dhe e-maili, që kanë sjellë sulme të ashpra dhe mesazhe urrejtjeje. “Nuk dua që babai i fëmijës tim të dëmtojë veten. Ai tashmë ka humbur gjithçka”, tha Liz, duke kërkuar ndalimin e gjuhës së urrejtjes në rrjet.
Ajo përfundoi reagimin e saj duke falenderuar ndjekësit për mbështetjen dhe duke shprehur përpjekjet për të ecur përpara, pavarësisht dhimbjes dhe zhgënjimit të thellë që po përjeton gjatë një periudhe kaq të ndjeshme.



