Pse wallpaper i telefonit të Donald Trump po bën xhiron e rrjetit?

2 Min Lexim

Një moment i papritur gjatë zbritjes së Donald Trump nga Air Force One ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën X. Ish-presidenti amerikan u fotografua teksa mbante në dorë telefonin, dhe vëmendjen e paparacëve e tërhoqi një detaj i pazakontë: wallpaper-i i tij ishte një foto e vetë Trump-it, ku ai shfaqet duke treguar me gisht.

Pamja u bë shpejt virale, duke ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale në dy kampe. Disa e vlerësuan foton si simbol vetëbesimi, ndërsa të tjerë e kritikuan si një shfaqje të egoizmit të ish-presidentit.

“Donald Trump është nam fare,” shkroi një përdorues në X, ndërsa të tjerë e përshkruan momentin si “tipik për stilin e tij.” Ndërkohë, pati edhe komente me tone kritike. George Conway, një prej kritikëve më të njohur të Trump, e krahasoi këtë moment me mitin e Narcisit, duke aluduar për vetë-adhurim të tepruar.

“Kjo është një nga gjërat më narcisiste që kam parë,” komentoi analisti politik Harry Sisson, duke vënë në dukje se në vend të një fotografie familjare, Trump kishte zgjedhur një imazh të vetes si sfond telefoni.

Ky episod, megjithëse i vogël në dukje, është një tjetër ilustrim i mënyrës se si çdo detaj në jetën publike të figurave të njohura mund të kthehet në material për debat dhe koment në rrjet.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente