Lajmi i fundit/KAS legjitimon kërkesën PD, rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës

1 Min Lexim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar për shqyrtim kërkesën e kandidatëve të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, për rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Pas shqyrtimit paraprak në dhomë këshillimi, KAS vlerësoi kërkesën si të ligjshme dhe vendosi ta kalojë për trajtim të mëtejshëm.

Dy kandidatët pretendojnë se në procesin e numërimit janë konstatuar parregullsi që, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente