Aktori dhe humoristi i njohur Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë pas lajmit që tronditi rrjetin pak ditë më parë, ku ai u përball me akuza për kultivim kanabisi nga autoritetet australiane.
Në vend që të flasë drejtpërdrejt për çështjen ligjore, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” zgjodhi të ndante me ndjekësit e tij në Instagram një reflektim të thellë dhe emocional mbi pritshmëritë shoqërore, perfeksionizmin dhe ankthin që ato sjellin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Pupa rrëfeu:
“Rriteshim me idenë se nuk duhet të gabonim. Se po gabove, ishe turpi i fisit. Prindërit nuk donin që të ishim perfekt për veten tonë, por që bota të mos na shkelte me këmbë.”
Ai foli për mënyrën si është rritur, për presionin për të qenë “i përsosur” në sytë e të gjithëve dhe për pasojat psikologjike që sjell kjo mënyrë e të menduarit:
“Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, por me emër trendi. Nuk është sukses, është një zë që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë mjaftueshëm’.”
Në fund të fjalimit të tij, ai theksoi qartë se jeta personale është personale, duke i mbyllur spekulimet me një mesazh të prerë:
“Nuk e them këtë për miratim. Nuk më intereson mendimi juaj. Nuk më keni borxh asgjë, as unë ju.”
Një mesazh i fortë, personal dhe ndryshe nga çdo reagim tjetër – në stilin e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë që e karakterizon Elvis Pupën.

 
		 
		 
		 
		 
		
 
                                
                              
		 
		 
		 
		 
		 
		