Moderatorja e njohur dhe ish-banore e “Big Brother Albania”, Alba Çobaj, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj – ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.
Në një postim plot ndjenja në Instagram, Alba ka ndarë me ndjekësit emocionin e lindjes së djalit të saj të vogël, Tomas.
“Lumturia pa filtra! Zoti na bekoi sërish me një engjëll sot në orët e para të mëngjesit,” – ka shkruar ajo, duke shoqëruar fjalët me një foto të ëmbël pas lindjes.
Tomas ka ardhur në jetë në javën e 41-të, dhe siç tregon Alba, ka lindur pikërisht në ditën kur kishin vendosur ta pagëzonin me këtë emër.
Urimet dhe dashuria nga fansat e saj nuk kanë munguar, ndërsa familja Çobaj feston këtë bekim të ri. 💙