Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme ka dështuar seanca e radhës për të vijuar me marrjen e dëshmisë së Erjon Alibejt, pasi në sallë mungonin të paktën tre avokatë.
Prokuroria në të tilla kushte kërkoi masa administrative për mbrojtësit ligjorë, pasi janë bërë pengesë për zhvillimin e seancës.

Seanca gjyqësore ku po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej është shtyrë për në datën 5 qershor, ora 10:00, për shkak të mungesës së disa avokatëve të të pandehurve.
Alibej, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka dhënë informacione të rëndësishme për ngjarje kriminale të bujshme, përfshirë vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij në Bradashesh.