Roela dhe Vedati, çifti i njohur nga programi “Përputhen”, kanë ndarë me ndjekësit një lajm të bukur: ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gjatë një feste të organizuar me temën “boy or girl?”, ata zbuluan gjininë e foshnjës. Çifti do të bëhen prindër të një vajze!
Mes emocionit të madh, një tjetër moment i veçantë ndodhi: Vedati i propozoi Roelës për martesë. Propozimi, i bërë në mënyrë spontane dhe të sinqertë, u prit me entuziazëm nga të ftuarit dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Një kapitull i ri dhe i lumtur sapo ka nisur për çiftin.