Loredana Brati, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”, ka konfirmuar zyrtarisht se është divorcuar. Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se martesa e saj tre vjeçare ka përfunduar ligjërisht vetëm pak ditë më parë.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra,” – u shpreh Loredana, duke shtuar se marrëdhënia kishte qenë thjesht për qëllime dokumentacioni gjatë qëndrimit në Itali.
Gjatë pjesëmarrjes në BBV, Loredana kishte bërë publike ndarjen faktike nga bashkëshorti, por theksoi se divorci ligjor nuk ishte finalizuar ende, gjë që tashmë ka ndodhur. Ajo deklaroi se aktualisht është zyrtarisht beqare.
Ndërkohë, lidhja e saj me Jozefin Markun – e krijuar gjatë reality show-t – mbetet ende e paqartë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklarata pas daljes nga formati dhe në rrjetet sociale mungojnë çdo shenjë e vazhdimësisë së marrëdhënies.
Për momentin, gjithçka rreth tyre mbetet në kuadër të spekulimeve.