
Reperi i njohur Marin, i cili prej vitesh është në një lidhje me partneren e tij Alba, është në pritje të fëmijës së katërt.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur Alba në rrjetet e saj sociale mirëpo gjininë e foshnjës çifti nuk e ka zbuluar për publikun.
Burime për Ngrihu.com kanë zbuluar se Marin do të bëhet baba i një djali.
Pas tre vajzave, me siguri kjo është një dëshirë e shumëkërkuar prej tyre.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për median tonë se pritja është në muajt e fundit dhe se Marin dhe Alba janë tepër të emocionuar për ardhjen e të voglit.
Ndonëse Marin është mjaft i rezervuar për jetën personale, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për familjen dhe rolin si baba, të cilin e ka përjetuar me shumë përkushtim ndër vite.
Urime çiftit!

