Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e paraqitur nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e telefonit dhe sendeve të tjera personale të sekuestruara nga SPAK.
Siç raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kërkesa e Xoxës nuk është pranuar nga trupa gjykuese, duke i lënë në fuqi masat e sekuestrimit të vendosura më herët.
Ajola Xoxa është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike. Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen në një moment kur hetimet për çështjen Veliaj po thellohen, ndërsa vëmendja e publikut mbetet e fokusuar mbi të gjitha lëvizjet e drejtësisë.

