Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton për herë të tretë Europa League!

1 Min Lexim

Tottenham është shpallur kampion i Europa League pas një fitoreje të ngushtë 1-0 ndaj Manchester United në finalen e zhvilluar në Bilbao. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Johnson në minutën e 42-të, falë një devijimi të Shaw.

Skuadra e trajnerit Amorim nuk arriti të shfrytëzonte rastet në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të Garnacho, Hojlund, Shaw dhe Casemiro për të barazuar. Ndeshja ishte e ashpër dhe tensionuar, me disa kartonë të verdhë për lojtarë si Maguire, Zirkzee, Bissouma, Diallo dhe Van de Ven.

Ky është trofeu i parë i Tottenham që nga viti 2008 dhe hera e tretë që fiton këtë kompeticion europian. Pavarësisht një sezoni të vështirë në Premier League, fitimi i Europa League i siguron Spurs-at edhe një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Manchester United mbyll një sezon të dobët, pa trofe dhe me shumë pikëpyetje për të ardhmen e klubit.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente