Një aksident i rëndë ndodhi pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, pranë fshatit Gërdec në Vorë.
Edhe pse rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë ende të qarta, pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë se drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Përplasja e fuqishme ka shkaktuar përmbysjen e automjetit në mes të rrugës.
Aktualisht nuk ka njoftime zyrtare nëse në aksident janë përfshirë persona të lënduar apo jo. Policia dhe autoritetet janë duke hetuar ngjarjen dhe do të japin më shumë detaje në vijim.