Porosi nga Belgjika! SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat

1 Min Lexim

Në kuadër të një letërporosie të ardhur nga autoritetet belge, janë ushtruar kontrolle në katër ambiente të ndryshme në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me SPAK-un, BKH-në dhe Prokurorinë e Rrethit.

Si rezultat i operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën dhe u sekuestruan një kartë identiteti dhe një leje drejtimi të dyshuara si të falsifikuara, një pajisje elektroshoku, si dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente