Një taksë fikse prej 2 eurosh për çdo pako të vogël që vjen drejt në shtëpitë e qytetarëve të BE-së, është propozuar nga Komisioni Europian.
Pse kjo tarifë?
4.6 miliardë pako erdhën në BE vetëm në 2023, 90% nga Kina.
Stafi doganor u mbingarkua, ndërsa u ngritën shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e produkteve.
Tarifa do të kompensojë kostot dhe do të ndihmojë buxhetin e BE-së.
Kush preket?
Platformat si Temu dhe Shein që dërgojnë drejtpërdrejt te konsumatorët.
Për pakot që dërgohen në depo, tarifa do të jetë më e ulët: vetëm 0.50 euro.
Pse kjo lëvizje?
Për të mbrojtur prodhuesit lokalë dhe rregullat e BE-së.
Për të frenuar “vërshimin” e mallrave të lira kineze në tregun evropian.