Shikon videon e Limit me një vajzë tjetër, Alba lë studion e emisionit

2 Min Lexim

Largimi i papritur i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga “Ferma VIP” tronditi ndjekësit e reality-show-t, teksa çifti vendosi të tërhiqej nga gara për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë. Aktualisht, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Lim-it. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre.

Mbrëmjen e djeshme, ndërsa Alba ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana” me moderatoren Luana Vjollca, një ngjarje e pazakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin. Limi postoi në Instagram një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke kryer lëvizje me konotacione erotike. Edhe pse videoja u fshi menjëherë, ajo u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta.

E informuar për situatën në kohë reale gjatë transmetimit live, Alba Pollozhani reagoi menjëherë duke i dërguar një mesazh vajzës që shfaqej në video, ku i kërkoi të largohej menjëherë nga banesa. Ajo paralajmëroi se, në të kundërt, do të përballej me pasoja serioze, duke përdorur fjalën “tërmet”.

Pas kësaj, Alba u largua nga studioja e emisionit dhe u nis menjëherë drejt banesës për të përballuar situatën personalisht.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Limi apo Alba lidhur me këtë incident, por rrjeti vijon të ziejë me komente dhe spekulime mbi marrëdhënien e çiftit.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente