Tha se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta tregon arsyen!

1 Min Lexim

Pas komenteve të shumta dhe thashethemeve që qarkulluan në rrjet lidhur me urimin e saj për këngëtarin Gjestin, Xheneta ka vendosur të sqarojë publikisht situatën përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo mohon kategorikisht që pas urimit të fshihet ndonjë ndjenjë apo qëllim romantik.

“Fjalët e mia po shtrembërohen dhe po nxirren nga konteksti. Bëhej fjalë vetëm për një urim të sinqertë në lidhje me suksesin e tij, asgjë më shumë,” shkruan ajo.

Xheneta thekson se nuk ka vend për interpretime të gabuara apo aludime mbi një rikthim të mundshëm mes saj dhe Gjestit. “Nëse takohemi në rrugë, të mos sillemi me siklet. Kjo nuk do të thotë as mall, as interes,” shton ajo.

Ajo gjithashtu kritikon ndjekësit që, sipas saj, e keqinterpretojnë çdo veprim të saj: “Me uru thoni ‘e ka marrë malli’. Mos me uru thoni ‘ka inat’. Kursesi me iu ra në fije!”

Në fund të reagimit të saj, Xheneta e mbyll me një mesazh të qartë për të gjithë: “Jam single, e fokusuar dhe jeta ime ecën përpara, me punë, qartësi dhe pa drama.”

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente