Arbana Osmani rikthehet në ekran, por në cilin televizion?

1 Min Lexim

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga “Big Brother VIP” – formati që për vite u identifikua me emrin e saj – Arbana Osmani ka qëndruar larg ekraneve, por jo larg vëmendjes. Çdo lëvizje e saj, çdo postim apo projekt i ri ka ndezur menjëherë pyetjen që shumë fansa e mbajnë në majë të gjuhës: Kur do ta shohim sërish Arbana Osmanin në televizion?

Mesa duket, pritjes po i afrohet fundi.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se moderatorja ndodhet në bisedime të avancuara për një rikthim në ekran në sezonin televiziv të shtatorit. Dhe këtë herë, jo në shtëpinë ku u rrit profesionalisht.

Thuhet se TV Klan është televizioni ku Arbana pritet të bëjë hapin e radhës. Një takim i zhvilluar javën e kaluar raportohet se ka vendosur themelet e një bashkëpunimi të ri, që megjithëse ende nuk është zyrtarizuar, ka marrë dritën jeshile për të avancuar më tej.

Detajet për formatin, orarin apo rolin e saj të ri ende nuk janë bërë publike, por gjithçka lë të kuptohet se rikthimi i Arbanës në ekran nuk është më çështje “nëse”, por “kur”.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente