Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BBV!

1 Min Lexim

Pas polemikave që shpërthyen në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozi Marku u përfshi në një incident të diskutueshëm me Gjestin, këngëtari duket se ka zgjedhur të mos japë as intervista, as justifikime. Në vend të kësaj, ai ka preferuar të flasë me imazh.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, Jozi shfaqet i hipur mbi një kalë, në mes të natyrës, me veshje të thjeshtë, por me një prezencë që synon të rikthejë një narrativë ndryshe: burrërinë e heshtur.

“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.” – shkruan ai nën foto, me një ton që përzë edhe zhurmën mediatike, edhe zërat e kritikës.


Nuk dihet nëse është nisur për një rikthim në muzikë apo thjesht një deklaratë filozofike pas stuhisë, por një gjë është e qartë: Jozi ka zgjedhur ta kthejë vëmendjen me… kalë e me stil.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente