Video/Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet me shkelma kryetarin e KZAZ!

1 Min Lexim

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të përfaqësuesit politik Ornaldo Rakipi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kryetarit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke e goditur me grusht.

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar një situatë tensioni të menjëhershëm dhe ndërprerje të procesit.

Aktualisht, autoritetet përkatëse janë angazhuar për të garantuar rikthimin e rendit dhe vijimin e sigurt të numërimit të votave, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me këtë ngjarje.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente