Shkencëtari dhe futuristi i njohur Ray Kurzweil ka deklaruar se njerëzit mund të arrijnë pavdekësinë brenda dekadës së ardhshme. Sipas tij, kjo do të jetë e mundur falë nanorobotëve që do të qarkullojnë në trupin e njeriut, duke riparuar qelizat dhe duke lidhur trurin me internetin. Ky zhvillim pritet të zgjasë jetën në mënyrë progresive, çdo vit më shumë.
Kurzweil e konsideron këtë si hapin e parë drejt një epoke të re – momentit të “singularitetit” teknologjik, kur inteligjenca artificiale do të tejkalojë kapacitetin e trurit njerëzor. Ai parashikon që ky moment të ndodhë rreth vitit 2045, duke sjellë përparime marramendëse në teknologji, mjekësi dhe jetëgjatësi.
Në atë fazë, Kurzweil beson se do të jetë e mundur:
- të kurohen të gjitha sëmundjet,
- të ndalet procesi i plakjes,
- dhe të ruhet vetëdija njerëzore në formë dixhitale.
Ndërkohë, edhe shkencëtarë të tjerë po punojnë në drejtim të jetës së përjetshme, duke eksperimentuar me metoda si ruajtja e trurit në temperatura shumë të ulëta, në pritje të një teknologjie të ardhshme që mund ta rikthejë në jetë.
Megjithëse pavdekshmëria ngre shumë dilema etike, filozofike dhe shoqërore, ajo mbetet një ëndërr e kahershme e njerëzimit – që sot duket më afër se kurrë.