Aksident tragjik në Tiranë/ Motori përplaset me bordurën në Paskuqan, humb jetën 26-vjeçari

1 Min Lexim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së enjtes në Unazën Lindore të kryeqytetit, në segmentin rrugor që të çon drejt zonës së Paskuqanit.

Rreth orës 12:00, i riu Lorenc Kaci, 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke i marrë jetën në vendngjarje.

Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur me saktësi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente