Shqiptare apo greke? Mamaja e Laert Vasilit tregon si e do nusen

2 Min Lexim

Aktori dhe ish-finalisti i “Big Brother VIP 4”, Laert Vasili, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku foli për eksperiencën e tij në reality show dhe jetën pas daljes nga shtëpia.

Moment i veçantë i intervistës ishte telefonata live me mamanë e tij, Rebekën, ku moderatorët e emisionit i drejtuan disa pyetje me nota humori, por edhe emocion.

I pyetur nëse ajo i kërkon shpesh Laertit të sjellë një nuse në shtëpi, Rebekë u përgjigj me qetësi: “Asnjëherë. Dua që të krijojë familje dhe të jetë me një bashkëshorte që e do, por kjo është një zgjedhje vetëm e Laertit.”

E pyetur për karakteristikat që duhet të ketë nusja, ajo tha: “Si ta dojë Laerti, unë do ta dua 100 herë më shumë.”

Në një moment me nota humori, kur u përmend marrëdhënia me Valbonën nga BBVIP, Rebekë u shpreh: “Valbona nuk dinte ta manovronte Laertin. I bërtiste dhe e shante – po si mund t’i jepte shpirtin ai në atë mënyrë?”

Në fund, ajo e përshkroi të birin si një njeri që “jep edhe shpirtin për të tjerët” dhe këtë cilësi, siç shtoi me buzëqeshje, “e ka nga unë”.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente