Largimi i papritur i Limit nga Ferma Vip, Alba shtatzënë?

1 Min Lexim

Ashtu siç raportuam më herët, ditën e djeshme Alba Pollozhani u largua nga formati “Ferma VIP”, duke i lënë një mesazh mbështetës partnerit të saj, Lim Hoti, të cilit i uroi fitoren. Por vetëm pak orë pas largimit të saj, erdhi edhe njoftimi i papritur nga produksioni për daljen e menjëhershme të Limit nga spektakli.

Fillimisht, mungesa e një shpjegimi konkret nxiti aludime se Limi nuk kishte dëshirë të qëndronte në fermë pa praninë e Albës. Megjithatë, sipas burimeve ekskluzive të Iconstyle pranë një spitali privat në Tiranë, pas kësaj largese mund të fshihet diçka më e madhe.

Bëhet e ditur se Albës i janë kryer analizat e gjakut për një shtatzëni të mundshme pak para se të linte spektaklin. Kjo ka ngjallur dyshime se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe kjo situatë mund të ketë qenë arsyeja reale për largimin e menjëhershëm dhe të përbashkët.

Deri në këto momente, as Alba dhe as Limi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike, ndërsa produksioni nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente