Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” që transmetohet në kanalin zyrtar të “Pamfleti” në YouTube, ka komentuar përfshirjen e SPAK në hetimet mbi blerjen e votës.
Gjatë bisedës, Lesi tha se SPAK është duke mbajtur në vëzhgim disa persona të përfshirë në këtë fenomen dhe paralajmëroi se pritet të veprohet ndaj një figure shumë të njohur në skenën publike.
“Së shpejti një emër i madh do të bëhet ‘kurban’,” deklaroi ai, duke shtuar se ky veprim i paralajmëruar synon të japë një mesazh të qartë për zgjedhjet e ardhshme: krimet zgjedhore nuk do të tolerohen.
Lesi e cilësoi këtë si një lëvizje të qëllimshme nga ana e Prokurorisë së Posaçme për të treguar vendosmërinë ndaj manipulimeve zgjedhore.

