Zbulohen moderatoret e programit “Goca & Gra”, 2 prej tyre ish-banore të Big Brother Vip

2 Min Lexim

Emisioni “Goca & Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel këtë të shtunë, më 17 maj, me një sezon të ri dhe ndryshime në panelin e moderatoreve.

Sipas videos promovuese të publikuar nga televizioni, dy nga moderatoret e sezonit të kaluar do të vijojnë edhe këtë vit: Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno. Ato do të shoqërohen nga tre emra të rinj në panel: Gerta Gixhari, e konfirmuar më herët nga burime mediatike, Loredana Brati dhe modelja Niki Delijorgji.

Në postimin zyrtar të Top Channel thuhet: “Goca dhe Gra, nga 17 Maji, çdo të shtunë ora 21:00 vetëm në Top Channel.”

Promo e emisionit i prezanton moderatoret përmes shprehjeve identifikuese që synojnë të reflektojnë personalitetin e secilës: “Unë e ndërtoj gjithçka nga e para” thotë Rudina; “Jam e fortë” deklaron Gerta; “Pa filtra, pa marrë lejen e askujt” është fjalia që i atribuohet Nikit; Egla vjen me “Po, po, kështu fitohet”, ndërsa Loredana me humorin që e karakterizon thotë: “Arrojeni, pa H, t’ju marr seriozisht.”

Megjithatë, mënyra si janë ndërthurur këto prezantime në video ka lënë një lloj konfuzioni për publikun. Mbetet për t’u parë nëse dinamika mes moderatoreve të reja do të krijojë një energji të natyrshme dhe tërheqëse kur ato të ndajnë mendimet e tyre në studio.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente