Tensione dhe ndërprerje të procesit të numërimit janë regjistruar në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”. Policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të bërë nga kryetari i KZAZ-së.
Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin. Nga ana tjetër, vëzhguesit kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën si po zhvillohet numërimi i votave.
Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar edhe për partinë edhe për kandidatin. Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, gjë që ata e konsiderojnë si shkelje të rëndë të procedurës.
Për momentin, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar pretendimet e ngritura.

