
Një imazh i publikuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe të indinjuara. Bëhet fjalë për një hartë të Shqipërisë të ndarë në dy ngjyra – blu për veriun dhe rozë për jugun – e shoqëruar me simbole të qarta dhe të rënda në mesazh: luftëtarë të armatosur në veri dhe dele në jug.
Imazhi lidhet me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ku sipas ndarjes politike, veriu votoi në shumicë për Sali Berishën, ndërsa jugu për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Por përtej një përfaqësimi elektoral, harta është interpretuar si një provokim i drejtpërdrejtë dhe përçmues ndaj votuesve të jugut, duke i etiketuar ata si të nënshtruar, të paidentitet apo të manipuluar.
Ky mesazh vizual është konsideruar nga shumë qytetarë, analistë dhe figura publike si një akt i rëndë përçarës, që synon të krijojë ndasi mes shqiptarëve, duke u rikthyer në retorikën e vjetër veriu-jugu, një plagë që vendi ka përpjekur prej vitesh ta mbyllë.
Ngrihu kundër përçarjes!
Zgjedhjet janë një ushtrim demokratik, jo një armë për ndarje mes shqiptarëve. Të gjithë kanë të drejtën e votës, por askush nuk ka të drejtë të fyejë, etiketojë apo nxisë urrejtje.
Na shkruani mendimin tuaj: A duhet të ndëshkohen publikisht këto forma propagande përçarëse?

 
		 
		 
		 
		 
		
 
                                
                              
		 
		 
		 
		 
		 
		