Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël për herë të dytë!

1 Min Lexim

Moderatorja e dashur për publikun, Jona Spahiu, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Në një set fotografish bardh e zi, plot ndjesi dhe ngrohtësi, Jona shihet teksa luan me djalin e saj, Raiden, në kopsht – ndërsa barku i rrumbullakosur e konfirmon bekimin e ri që pritet të vijë në familjen e saj.

Lajmi i shtatzënisë është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë ndjekur Jonën jo vetëm në ekran, por edhe në momente të jetës së saj personale, që ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj.

Jona dhe partneri i saj, Frenkli, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe kanë ndërtuar një familje të harmonishme dhe të përkushtuar.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente