Tërmet i fortë në Mesdhe! Jepet alarm për cunami!

1 Min Lexim

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur në orët e para të mëngjesit zonën juglindore të Kretës, pranë ishullit Kasos. Lëkundjet sizmike janë ndjerë gjerësisht në disa pjesë të Greqisë, përfshirë Rodosin, Kosin dhe madje edhe në jug të Turqisë.

Autoritetet greke lëshuan menjëherë një paralajmërim për cunami, por fatmirësisht nuk raportohen dëme të konsiderueshme materiale apo viktima.

Sipas sizmiologëve, tërmeti ndodhi në një thellësi prej mbi 60 kilometrash, gjë që kufizoi ndikimin në sipërfaqe. Ekspertët e klasifikojnë këtë si një ngjarje të izoluar, tipike për të ashtuquajturin “Harku Grek”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Vlerësimet zyrtare theksojnë se ky tërmet nuk ka lidhje me lëkundjet e fundit të regjistruara në Santorini apo në Turqi.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente