Pas suksesit në “Big Brother VIP Albania 4”, Gerta Gixhari pritet të nisë një kapitull të ri televiziv. Këtë herë në rolin e moderatores!
Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se ish-banorja e BBVA do t’i bashkohet panelit të emisionit “Goca dhe Gra” në “Top Channel”, duke u larguar nga RTSH-ja, me të cilën ka pasur bashkëpunime më herët.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përbërja e plotë e panelit, por thuhet se Einxhel Shkira nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni, për shkak të shtatzënisë dhe një pauze nga televizioni.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për Gertën në fushën e moderimit.