Vendim në favor të “Mundësisë”: Votat e kontestuara në KZAZ nr. 40 do të quhen të vlefshme
Pas tensioneve në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku Partia “Mundësia” kundërshtoi shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit për shkak të diferencave në ngjyrë, komisioni vendosi që të gjitha votat e kontestuara të quhen të vlefshme.
Kreu i partisë, Agron Shehaj, denoncoi më herët se shtatë vota të “Mundësisë” ishin shpallur të pavlefshme pa justifikim të qartë, duke e cilësuar këtë si tentativë për të ndaluar marrjen e një mandati të dytë në Tiranë.
Pas shqyrtimit të çështjes, KZAZ mori vendim në favor të partisë, duke e konsideruar çështjen të mbyllur në mënyrë procedurale.
Ky zhvillim shihet si një fitore e rëndësishme për Partinë “Mundësia”, që është shumë pranë sigurimit të një mandati të dytë në këtë qark.