Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të “Mundësisë”/ Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve

1 Min Lexim

Shpallja e pavlefshme e një pjese të fletëve të votimit për Partinë “Mundësia” ka shkaktuar përplasje në KZAZ 40 në Tiranë. Vendimi është kundërshtuar nga vëzhguesit e kësaj partie, çka ka detyruar kryetaren e KZAZ-së të kërkojë ndërhyrjen e policisë.

Pas tensioneve, forcat e rendit kanë larguar nga ambientet vëzhguesit dhe mediat, duke lejuar vetëm numëruesit të qëndrojnë brenda. Sipas policisë, është zbatuar vendimi i KZAZ-së.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përfaqësuesit e tij për të verifikuar situatën në vendngjarje, ndërsa procesi i numërimit është pezulluar.

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili ndodhet në ambientet e KZAZ-së bashkë me kandidatin Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së pavlefshme të votave, duke deklaruar se fletët në fjalë kishin ngjyrë të ndryshme, por nuk ishin të manipuluara. Shehaj ka kundërshtuar gjithashtu përjashtimin e vëzhguesve nga salla.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente