Ndërsa procesi i numërimit vijon në disa bashki, fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është tashmë e padiskutueshme. Megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk ka dalë ende me një prononcim publik për këtë rezultat që konsiderohet historik për PS-në.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi nga selia rozë se reagimi i parë zyrtar i kryesocialistit pritet të vijë të mërkurën. Sipas të njëjtave burime, nuk parashikohet një miting madhështor si ai i vitit 2021 në Sheshin Skënderbej, por më shumë një mesazh falënderimi drejtuar qytetarëve, për besimin që i kanë dhënë PS-së për një mandat të katërt qeverisës.
Ende nuk është e qartë nëse Rama do ta japë mesazhin nga selia e PS-së përmes një dalje publike, apo në formën e një videoje të regjistruar.