Mesa duket Stresin do ta shohim shumë shpejt dhëndër!

2 Min Lexim


Reperi i njohur Stresi duket se ka hyrë në një kapitull krejtësisht të ri të jetës së tij. I ftuar në emisionin “Jo veç kullera” nga Andale Media, ai foli për marrëdhënien e tij me Kejsin, duke konfirmuar se martesa është shumë pranë.

“Martesa do të ndodhë aq shpejt sa s’jua merr mendja ndoshta,” – tha ai mes buzëqeshjesh dhe batutash me të ftuarit e tjerë.

Stresi tregoi se me Kejsin janë “shokë shumë të mirë”, komunikojnë shpesh dhe bashkëpunuan edhe për një videoklip të albumit të tij të ri. Ai nuk e fshehu as xhelozinë që ndjeu gjatë xhirimeve, kur një nga operatorët iu afrua shumë Kejsit.

“U bëra shumë xheloz. Lashë xhirimet për një moment. Pastaj reflektova dhe i thashë vetes: ‘Është thjesht klip’,” – tregoi ai.

Një tjetër moment i veçantë gjatë intervistës ishte kur Stresi mori Kejsin në telefon live, e përshëndeti dhe i këndoi disa vargje nga kënga e tij e re:
“Unë prapë bie në dashuri me ty çdo ditë.”

Dhe si për të vulosur gjithë ndjenjat, reperi zbuloi se emrin e Kejsit në telefon e ka ruajtur si “e bukura ime”.

Në lidhje me fëmijët, Stresi u shpreh me humor se:

“Kur të filloj… do e filloj me breshëri!”

Dhe për gjestin më romantik që ka bërë ndonjëherë? Ai nuk hezitoi të tregojë se ka udhëtuar me dokumente false në Kanada, vetëm për të qenë pranë njeriut të zemrës në një moment të veçantë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente