Aldo Marku, ish-banori i një formati televiziv të njohur, ka zbuluar detaje interesante nga jeta e tij personale pas daljes nga shtëpia. I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ai foli për marrëdhënien e tij me Rizartën, vajzën me të cilën ka shkëmbyer afeksion gjatë spektaklit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e Aldos se ish-partnerja e tij e pëlqen Rizartën, duke e vlerësuar si “vajzë me vlera”, edhe pse me humor e cilëson “pak të vogël”.
“Për hir të së vërtetës, nuk është se po e zgjedh ajo, po jep mendimin e saj,” – tha Aldo, duke shtuar se ai dhe Rizarta janë takuar jashtë dhe kanë konsumuar disa kafe, duke theksuar se janë ende në fazën e njohjes dhe se nuk ndjen ndonjë urgjencë për të formalizuar diçka.
Ai u shpreh se me Livian, një tjetër vajzë nga formati, kishte një pëlqim në fillim, por më pas u tërhoq pasi kuptoi se nuk ishte marrëdhënie e qëndrueshme.
I pyetur nëse Rizarta ka takuar djalin e tij, Akirën, Aldo tha se është ende herët për këtë hap, duke lënë të kuptohet se gjithçka po ecën me ritmin e vet.