Numërohen 1121 nga 1282 kuti në Tiranë/ Ndryshojnë balancat!

1 Min Lexim

Tiranë: PS blindon 19 mandate, PD rikuperon terrenin, në Kuvend futen edhe forca të reja!

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1121 nga 1282 qendra votimi dhe 9866 zarfe të votave të diasporës nga një total prej 42,384.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë, duke siguruar 19 mandate deputetësh në kryeqytet.

Partia Demokratike, me 132,003 vota të deritanishme, ka arritur të marrë 14 mandate, duke ia rimarrë një mandat partisë Mundësia të Agron Shehajt, e cila mbetet me vetëm 1 mandat, pas mbledhjes së 18,463 votave.

Për herë të parë në këtë qark, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt sigurojnë përfaqësim në Parlament, çka tregon një ndryshim të dukshëm në përbërjen politike dhe preferencat elektorale të votuesve në Tiranë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente