Ish-banorja e Big Brother së shpejti nënë për herë të dytë!

1 Min Lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka ndarë me ndjekësit një lajm të gëzueshëm dhe emocional: ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Përmes një videoje të përzemërt, Alby shfaqet duke përkëdhelur barkun e saj të rrumbullakosur dhe duke mbajtur dorën e partnerit, duke përcjellë emocionin e një kapitulli të ri në jetën e saj familjare.

Pas ardhjes në jetë të vajzës së saj së vogël, Alby është gati të përjetojë sërish mrekullinë e mëmësisë. Lajmi është pritur me urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe i kanë uruar një shtatzëni të mbarë e të shëndetshme.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente