Numërimi drejt fundit në Vaun e Dejës, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

1 Min Lexim

Në Vaun e Dejës, rezultati i zgjedhjeve parlamentare ka sjellë një surprizë, pasi për herë të parë në këtë bashki, as Partia Demokratike dhe as Partia Socialiste nuk kanë dalë forcë e parë. Me 50 nga 53 kuti të numëruara, Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 5,475 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike me 4,401 vota – një diferencë prej 1,074 votash.

Partia Socialiste renditet e treta me 2,260 vota. Ky rezultat shënon një precedent të rëndësishëm për PSD-në, duke e kthyer Vaun e Dejës në bashkinë e parë ku ajo arrin të kryesojë garën, përpara dy partive tradicionale më të mëdha në vend.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente