
Shkodër: Avantazh për Partinë Demokratike – PSD ruan pozicionin si forcë e tretë
Në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 237 nga 405 kuti votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh prej 2171 votash për Partinë Demokratike ndaj Partisë Socialiste.
Përkthyer në mandate:
- Partia Demokratike: 5 mandate të sigurta
- Partia Socialiste: 4 mandate
- Partia Socialdemokrate (PSD): 2 mandate
Ashtu si katër vite më parë, PSD-ja konfirmon veten si forcë e tretë në këtë qark, duke ruajtur pozitat e fituara më parë dhe duke siguruar sërish dy deputetë.
