
Përditësim i fundit për rezultatet e zgjedhjeve!
Deri në orën 12:00, janë numëruar 2049 kuti votimi nga gjithsej 5225 kuti që priten të numërohen në gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultati deri tani tregon një dominim të Partisë Socialiste, e cila ka siguruar 83 mandate. Pjesa më e madhe e këtyre mandateve vijnë nga qarqet e Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.
Nga ana tjetër, koalicioni i Partisë Demokratike ka fituar deri tani 51 mandate.
Për partitë e reja, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është e treta në renditje, me 3 mandate, ndërsa koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka fituar 1 mandat, po ashtu Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë kanë siguruar nga 1 mandat secila.
Ky rezultat i parë pas numërimit të kutive është ende i paplotë, por tregon një garë të fortë mes partive kryesore dhe një përfaqësim të mundshëm për disa prej partive të reja në Kuvendin e Shqipërisë.

