Mbyllet numërimi në bashkinë e Hasit – PD del forcë e parë
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Hasit ka përfunduar, duke shpallur Partinë Demokratike si forcën më të votuar në këtë bashki në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas rezultateve zyrtare, ndarja e votave për subjektet politike është si më poshtë:
- Partia Demokratike (PD) – 3,547 vota
- Partia Socialiste (PS) – 2,231 vota
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 841 vota
Me këtë rezultat, PD ruan pozitat e saj si forcë kryesore në këtë zonë të veriut të vendit. Procesi u zhvillua pa incidente të raportuara dhe në përputhje me afatet e vendosura nga KQZ.