Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, kryeson PD!

1 Min Lexim

Vijon numërimi në Shkodër, PD në avantazh me mbi 13 mijë vota

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës është ende në zhvillim dhe po vijon prej orësh. Deri më tani janë përpunuar 147 kuti votimi nga gjithsej 405 që ka ky qark.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike kryeson me 13,959 vota, ndërsa Partia Socialiste ndjek me 12,034 vota.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur të grumbullojë 6,333 vota, ndërkohë që koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka marrë 468 vota.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente