Rezultatet paraprake: PS në avantazh me 83 mandate, PD ndjek me 51 – numëruar 31% e kutive
Deri në orën 09:00 të mëngjesit, janë hapur dhe numëruar 1,624 kuti votimi nga gjithsej 5,225 në rang kombëtar, sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas përllogaritjes së votave të deritanishme dhe përkthimit të tyre në mandate, Partia Socialiste ruan një avantazh të dukshëm, duke siguruar aktualisht 83 mandate. Rezultatet më të forta për socialistët janë regjistruar në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike mban 51 mandate, duke u pozicionuar si forca e dytë më e madhe në Kuvend.
Sa i përket partive të reja, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka arritur të fitojë 3 mandate, duke u renditur si forca e tretë. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 1 mandat, po ashtu edhe Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë, secila me nga një mandat.
Deri më tani, janë përpunuar rreth 31.07% e kutive të votimit në nivel kombëtar.