
Mbyllet votimi pas 12 orësh, rezultatet elektronike publikohen të hënën në mëngjes
Procesi i votimit në Shqipëri është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00, duke i dhënë fund një dite të gjatë zgjedhore 12-orëshe, gjatë së cilës qytetarët patën mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.
Sa i takon votimit elektronik, ndonëse pajisjet janë të gatshme për të gjeneruar rezultatin menjëherë pas mbylljes së votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që publikimi të bëhet në mëngjesin e ditës së hënë.
Në bashkinë e Vorës, anëtarë të KZAZ-së bëjnë me dije se KQZ ka dhënë udhëzim për operatorët teknik që të mos printojnë rezultatet nga pajisjet e votimit elektronik.