Pse mungon ende rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Kërkesë e PD-së!

1 Min Lexim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se rezultati i votimit elektronik në njësinë nr. 10 dhe në bashkinë e Vorës do të bëhet publik në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Sipas tij, publikimi i menjëhershëm i rezultatit nuk është bërë për shkak të një kërkese të Partisë Demokratike.

“Është kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhet me rikonfirmimin sipas vlerësim tim të integritet të përdorimit të kësaj pajisje” u shpreh Celibashi.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente